Smajljaj tallet me Kurtin: Kushtetuesja mund t’i fitojë dy të tretat e komunave
22 mars 2024
| 11:37
Gjatë një interviste në “RTK”, mbrëmë kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar në mënyrë absurde që Gjykata Kushtetuese të garojë në zgjedhje e radhës.
Në lidhje me këtë, ka reaguar profesori dhe analisti Avdi Smajljaj.
Ai ka imagjinuar në formë të satirës një sondazh, ku është përfshirë edhe Gjykata Kushtetuese.
Smajljaj ka shkruar në “Facebook” se Gjykata Kushtetuese mund të fitojë 2/3 e komunave në zgjedhjet lokale.