Smajljaj tallet me njerëzit e pushtetit: Sipas ‘Freedom House’, Kosova ka një regjim hibrid

18 tetor 2024 | 15:00

Politologu Avdi Smajljaj është tallur me eksponentët e partisë në pushtet, të cilët vazhdimisht po e përmendin “luftën hibride”.

Ai ka thënë se sipas organizatës “Freedom House”, Kosova ka një regjim (sistem politik) hibrid.

Smajljaj ka treguar se çka nënkupton regjimi hibrid.

“Meqë jemi te hibridi. Sipas Freedom House, Kosova ka një regjim (sistem politik) hibrid. Regjimet hibride janë një kombinim i tipareve autoritare me ato demokratike, përmbajnë njëkohësisht edhe represione politike edhe zgjedhje të rregullta”, ka shkruar Smajljaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superkupa e Spanjës për sezonin 2025 do të zhvillohet në…