
Smakiqi: Jetojmë në kohen kur i akuzuari i’a cakton pagen prokurorit dhe gjyqtarit!
Avokati i njohur Xhevdet Smakiqi kundërshton ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë përmes uljes së pagave nga Qeveria e Kosovës.
Smakiqi ka theksuar se Kryeministri dhe ministrat që votuan vendimin për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëbe janë të akzuar dhe të dënuar nga sistemi i drejtësisë.
Sipas tij nuk mund të vendosin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve vet të akuzuarit.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Avokatit të njohur Xhevdet Smakiqi:
Jetojmë në kohen kur i akuzuari i’a cakton pagen prokurorit dhe gjyqtarit!
Vendimi i te akuzuarëve Kurti, Haxhiu, Sfeçla e Nagavci për uljen e pagave te prokurorëve dhe gjyqatarëve është HAKMARRJE, personale ndaj sistemit te pavarur gjyqësor te Kosoves.
Prandaj te akuzuarit vendimarres te deges se ekzekutivit u hakmorren sot kunder sistemin te pavarur gjyqësor per akuzuat dhe gjykimet e tyre per veprat penale qe i kanë kryer kunder Kuvendit te Kosoves per gazin lotësjelles si armë e rrezikshme per jeten.
Prandaj te nejtit te akuzuar kurdo qe ka raporte nderkombtare qe lavdrojnë punen e gjyqësorit te Kosoves, zhagiten per ti atribuar vetit sukseset si Qeveri.
Prandaj KGJK-se dhe KPK-se nga neser duhet te ndalojnë punen deri ne anulimin e vendimit te akzuarëve vendimarres te Deges se Ekzekutivit.