Smakiqi: Policët e rinj duhet të trajnohen më shumë
Avokati Xhevdet Smakiqi, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e trajnimeve të policëve të rijnë.
“Policët e rijnë janë tërësisht te pa trajnuar ne aspektin praktik e sidomos edhe teorik, prandaj nuk po ndalen vrasjet plagosjet aksidentale nga ana e policëve te rijnë te rekrutuar me nguti nga Qeveria Albin Kurtit”, ka shkruar Smakiqi.
Postimi i plotë:
Te nderuar miq!
Alarmante është mungesa e trajnimit te policëve te rekrutuar për efekte elektorale nga Qeveria me e dështuar pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës.
Policët e rijnë janë tërësisht te pa trajnuar ne aspektin edhe praktik sidomos edhe teorik, prandaj nuk po ndalen vrasjet plagosjet aksidentale nga ana e policëve te rijnë te rekrutuar me nguti nga Qeveria Albin Kurtit.
Përveç instrumentalizimit te Policisë për aksione te fshehta ne Veri te Kosovës pa u koordinuar me KFOR-in dhe aleatet perëndimor kjo Qeveri e ka ulur nivelin e profesionalizmit deri ne piken ku plagosin veten, familjarin dhe koleget ne ushtrimin e detyrave te punës.
Është urgjente qe policet e rijnë te ri kthehen ne trajnime bazike për përdorimin e armëve dhe pajisjeve policore dhe atë me mbikëqyrje te rrepte nga organizatat perëndimore nga shtetet aleate.