Smakiqi: Supremja do ta vërtetojë vendimin e PZAP-it për votat nga Serbia, këto janë arsyet
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh njohës i mirë i çështjeve juridike, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se Gjykata Supreme do ta vërtetojë vendimin e marrë ditë më parë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i cili mori vendim për të anuluar pakot e zarfeve të ardhura nga Serbia.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar faktet dhe provat që Supremja duhet vërtetuar edhe një herë vendimin e PZAP-it që të mbrohen votat e rregullta dhe ushtrimi i së drejtës individuale të votuesve.
Ai ka pohuar se askund nuk lejohet vendimi grupor në emër të tjetrit dhe të ketë manipulim e helmim të procesit zgjedhor.
“Nuk ekziston ndërlidhja me rastin e votave nga diaspora për arsyet se: Te pakot nga Serbia nuk ka ndodhur fare votimi individual, pra fare nuk është zbatuar neni 97. paragrafi 1 germa a) dhe b) (d.m.th s’ka ndodhur aplikimi me email për 3187 votuesit) ky fakt është vërtetuar nga PZAP-i, Posta dhe KQZ-ja”, ka shkruar ndër të tjera Smakiqi
Më poshtë mund ta shihni shkrimin e tij të plotë pa ndërhyrje:
NISMA 6 deputetë! Supremja do ta vërtetoi vendimin e PZAP-it për Anulimin e pakove zarfeve “votave” nga Serbia.
Nuk ekziston ndërlidhja me rastin e votave nga diaspora për arsyet se: – Te pakot nga Serbia nuk ka ndodhur fare votimi individual pra fare nuk është zbatuar neni 97. paragrafi 1 germa a) dhe b) (d.m.th s’ka ndodhur aplikimi me email për 3187 votuesit) ky fakt është vërtetuar nga PZAP, Posta dhe KQZ-ja.
– Nuk ka ndodhur fare futja e fletëvotimit individualisht në posten nga adresa ku jeton ne Serbi votuesi ta zëmë Nish, Panqevë, Beograd, Novi Pazar, Rashkë, etj siç e parashikon neni 4.2 dhe 4.3 i Rregullës Zgjedhore te KQZ -se Nr.03/2013 sepse s’ka ndodhur fare aplikimi me email apo fax në KQZ kjo është vërtetuar.
– Nuk kemi të bëjmë me votim me postë por me mbushje nga dy ose 3 persona te pakove me zarfe “vota” te futura ne pako diku në ndonjë lokal apo depo ne Serbi dhe nga dy persona te pa autorizuar në mënyrë kundërligjore janë dorëzuar në postën nr. 6 Prishtine.
– Pra dy apo 3 persona nga Serbia kanë provuar qe në emrin e mbi 3000 qytetarëve me te drejtë vote disa dhe te vdekur te sjellin pakot me zarfe ku fatkeqësisht KQZ ka pranuar ti dërgoi ne QNR edhe pse helmuan mbi 20 komisionarë të KQZ-së.
Nga këto fakte, prova dhe evindeca në arsyetimet e vendimit të PZAP-it se Gjykata Supreme nuk mund te lëshohet fare ne mbrojtjen e te drejtave themelore te njeriut pasiqe nuk ka ndodhur asnjë veprim individual i realizimit te drejtës për te votuar, qytetari me të drejtë vote nga Serbia në këtë grumbull me zarfe të sjella me veturë në Posten nr. 6 Prishtinë fare nuk ka aplikuar për votim as qe ka dërguar me shërbimin postar votën e tij individuale as qe ka ndodhur votimi e as tentativa për te votuar, e gjitha ka qenë manipulim inskenim falsifikim dhe lajthim nga dy persona duke vendosur ne pa ligjshmëri QNR dhe KQZ-në qytetaret dhe fatkeqësisht subjektet politike dhe kandidatet e LVV qe sot presin kot te marrin te drejtën e tyre nga manipulimi masiv i dy personave nga Serbia.
Gjykata Supreme as që mund të ndërlidh rastin me votat e diasporës pasiqe të votat nga Serbia nuk ekziston PAFAJSIJA e votuesit nga Serbia, sepse as qe ka aplikuar dhe as qe ka votuar fare sipas nenit 97 germa a) dhe b) i LZP-se, sikurse ka ndodhur te votat e diasporës ku votuesi ka aplikuar sipas nenit 97 te LZP -se e ka dërguar votën e fshehtë individualisht përmes postes nga adresa ku jeton dhe ka aplikuar ne sistem uebsite të KQZ- dhe atë para datës 06 Tetor 2019 pra para ditës se votimit dhe sipas Supremes ka ekzistuar PAFAJSIA e votuesit pse ka falimentuar kompania ajrore Adria Airwais sherbimi postar ajror me Kosovës dhe mbi këtë kontekst afati ligjor sipas nenit 96 paragrafi 2 i LZP-se dhe rregulla 4.4 i Reg Zgjedhore Nr. 03/2013 pa fajin e votuesit nga Diaspora përbënin cenim të drejtës themelore për të zgjedhur neni 45 i Kushtetues dhe neni 3 i Protokollit Për të Drejtat e Njeriut i zbatueshëm direkt sipas nenit 22 te Kushtetutës së Kosovës instrumentet ndërkombëtare…vlerësim edhe pse i kontestuar nga unë pasiqe Gjykata Supreme ka shkelur parimin themelor ne sistemin e drejtësisë ku vlen parimi Lex Specialis Lex Derogate Lex Generalis (pra rregulla e veçantë shfuqizon dhe nuk zbatohet rregulla e përgjithshme) e te afati ligjore kemi pasur ne fuqi dy nene te LZP se pra nenin 96. paragrafi 2 dhe rregullën zgjedhore 4.4.
Përfundim Gjykata Supreme duke u bazuar në rastin komplet te ndryshëm me pakot nga Serbia bazuar në provat, faktet dhe evidencat e arsyetimeve të PZAP do ta VERTETOI vendimin e PZAP-it duke mbrojtur votat e rregullta dhe ushtrimin e të drejtës individuale të votuesit pasi që askund me Protokollin e të Drejtave të Njeriut as me Kushtetutën e Kosovës dhe as LZP nuk lejohet votimi nga dy persona në emër të 3000 mijë qytetarëve dhe manipulimi e helmimi i procesit zgjedhor.