Smakiqi: Testimi i kërkuar nga MAShTI, metodë e shantazhit politikë ndaj mësimdhënësve!
Avokati Xhevdet Smakiqi, ka shkruar se Ministria e Arsimit është duke i shantazuar mësimdhënësit me kërkesën për testim.
“Asnjë punëdhënësi në Kosovë as MASHTI-t as komunave, kur një punmarrës/ mësimdhënës ka kaluar pa vërejtje nga punëdhënësi i tij periudhen provuese prej 90 ditësh deri 12 muajshe, nuk i lejohet testimi me shkrim për asnjë qellim e as te ri shqyrtimit te mardhënies se tij/saj te punes”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ai ka theksuar se punëdhënësi sipas dispozitave ligjore të ligjit të punes, detyrohet që punëmarrësit t’i krijojë kushte të përshtatshme për trajnim, avancim të vazhdueshëm në ngritjen e afësive dhe shkathtësive në vendin e tij të punës.
“Secili punëmarrës/mësimdhënës qoftë indivudualishtë qoftë si sindikatë nuk kanë asnjë detyrim ligjor t’i nështrohet kurfarë testimi nga kushdo qe kërkohet qoftë MASHTI qoftë komuna”.
“MASHTI dhe komunat duhet te ushtrojnë politika dhe strategji te avancimit te programit arismor ne te gjitha nivelet dhe metodave me te reja te trajnimit te mësidhënësve. Testimi i kërkuar edhe MASHTI e dinë qe nuk ka bazë ligjore, por po tentohet të përdoret si shantazh kundër SBASHK-ut për t’i nështruar si organizatë e pavarur nga ndikimet politike të qeverisë aktuale”, ka theksuar Smakiqi.
Ai ka shtuar se qeveria/MASHTI duhet të heqin dorë nga përndjekja e mësidhënësve me përovojë, sidomos brezit të vjetër, ku të gjithë janë Pandeli Sotira përballë Arberie Nagavcit si shkelese e Kushtetutës.