Smallingu, drejt rikthimit te Roma
04 shtator 2020
| 09:10
Qëndrimi i Chris Smalling te Manchester Unitedi duket se do të jetë i shkurtër. 30-vjeçari pritet të rikthehet sërish në Itali te skuadra e Romës, ku sezonin e kaluar luajti në formë huazimi.
Drejtuesit e verdhekuqve kanë nisur bisedimet me “djajtë e kuq”, të cilët kanë marrë miratimin nga trajneri i tyre Solskjaer për ta shitur futbollistin, pasi ai kërkon ta afrojë në skuadër qendërmbrojtësin e Leipzigut, Upamecano.
Këtë herë klubi nga kryeqyteti italian dëshiron ta blejë përfundimisht futbollistin, për të cilin ekipi nga “Old Trafford” kërkon 20 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse.