Smrekonica e Vushtrrisë largohet sot nga karantina
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se fshati Smrekonicë i kësaj komune do të largohet sot nga karantina.
“Sapo bisedova në telefon me ministrin Vitia dhe më konfirmoi që kërkesa edhe e jona, por edhe e banorëve po realizohet sot sipas rekomandimit të IKShPK”.
“Dua të falënderoj banorët, Këshillin e fshatit, kryetarin Fidan Bejta, për bashkëpunimin. Po ashtu falënderojë Policinë e Kosovës dhe stafin e QKMF Vushtrri si dhe vullnetarët që ndihmuan banorët e fshatit në këtë kohë jo të lehtë. Disiplina juaj është kthyer në sukses duke mos u përhapur më shumë koronavirusi në mesin e banorëve”.
“Ndërsa betejën po e fitojmë tani për tani, duhet të vazhdojmë me kujdes, duke mbajtur distancën dhe duke respektuar orarin e qarkullimit”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet “Facebook”.