S’mund të krahasohen Putini me Millosheviqin, ky i fundit bënte spastrim etnik
Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka thënë se nuk mund të bëhet një krahasim mes ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviq dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Sipas tij, Millosheviqi kishte nisur spastrim etnik në Kosovë, ndërsa Putini ndërmori veprime për ta ndalur rreshtimin e Ukrainës krah Perëndimit.
Clark ka folur edhe për sentimentin mbizotërues në Serbi pro Rusisë. Ai ka thënë se është se kjo gjë është për keqardhje.
“Nuk jam edhe aq në rrjedha me atë çfarë ka bërë rishtazi Serbia, por natyrisht se një pjesë e madhe e njerëzve në Serbi e konsiderojnë veten të lidhur emocionalisht me Rusinë, e kuptoj këtë gjë. I kuptoj edhe lidhjet historike, por mendoj se gjë e tillë është për keqardhje. E ardhmja e Serbisë është me Perëndimin dhe shpresoj se njerëzit në Serbi do ta kuptojnë një gjë të tillë”, ka thënë ai.