Snajperi i Koshares Michael Spath: Mos ma fyeni luftën e UÇK-së

09 shkurt 2020 | 20:37

Michael Spath një RENGJER amerikan i cili ka gradën e kolonelit, që ka shërbyer vullnetar si snajper në luftën e Kosovës në Koshare. Spath gjatë luftës së Kosovë është plagosur tri herë. Snajperi Spath, nga presidenti Hashim Thaçi është dekoruar me Urdhrin “Adem Jashari” si dhe ka marrë edhe nënshtetësinë e Kosovës, të vetmen dëshirë që e ka pasur pas luftës. Në rrjetin social “Facebook”, Spath ka shkruar për luftën e UÇK-së, për shokët e tij luftës, për porositë e atyre që e shajnë luftën përmes komenteve të tyre. Për Hisen Berishën, Anton Qunin e Rrustem Berishën.

Postimi i plotë i Micheal Spath:

Mirëmëngjesi…………… ja sot po e shkruajmë këtë postim në anglisht për miqtë tanë ndërkombëtarë nga e gjithë bota. Siç e dini ju të gjithë, unë dhe gjeneral Hisen Berisha kthehemi tani 22 vjet pas. Kishte shumë komente që nuk ishin të nevojshme, dhe unë do t’ju shkruaj pikëpamjet e mia, së pari për gjithë Qeverinë e Kosovës, që e vetmja ka qenë aktive tash një javë, prandaj është herët për t’u deklaruar për këtë. Gjenerali Berisha ka qenë shumë herë në media për të sjellë ide të reja për vitet e ardhshme apo gjatë këtij mandati të Qeverisë. Pra së pari ministri i Mbrojtjes Anton Quni, gjenerali Hisen Berisha, gjenerali Rrustem Berisha, do të bënin një ekip fantastik në një nga zyrat më të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës.

Kjo zyrë ka përgjegjësinë për sigurinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, zhvillimin, planifikimin dhe shumë çështje të tjera për të garantuar sigurinë e secilit në Kosovë. Të gjithë së bashku po flasim për 100 vjet përvojë në këtë çështje. Kjo duhet të respektohet me të gjitha mënyrat. Tani gjenerali Hisen Berisha solli disa ide, dhe më duhet t’ju them se nuk kam parë kurrë në jetën time kaq shumë njerëz të shkruajnë komente të papërshtatshme. Se njerëzit janë të zhgënjyer në zona të caktuara nuk është befasi, megjithatë shumica e komenteve erdhën nga individët që as nuk banojnë në Kosovë dhe fajësojnë UÇK-në dhe komandantët për çdo gjë që shkoi keq në Kosovë. Kështu që më lejoni t’ju them, gaboheni që bëni kështu, pa ata komandantë, ushtarë, UÇK-në, dhe shumë faktorë të tjerë nuk do të ishit në gjendje t’i bëni ato deklarata. Gjermanisë iu deshën gati 30 vjet pas Luftës II Botërore për t’u zhvilluar, Kosovës iu deshën 20 vjet, Kosova po shkon përpara!

Unë nuk njoh asnjë person këtu që u pagoi 160 milionë euro këshilltarëve siç bëri Qeveria gjermane, ku anëtarët e familjes u punësuan në nivele të larta. Fakti është se bota po ndryshon shumë shpejt dhe situata ndryshon çdo javë, dhe ata persona duhet të merren me këtë. Vetëm shikoni Afganistanin, Irakun, Sirinë, Iranin, Libinë, Venezuelën dhe shumë vende të tjera….. a doni të ekzistoni në këtë mënyrë. Unë nuk mendoj kështu, a doni të jetoni përsëri nën shtypje, në asnjë mënyrë. Liria është dhuratë e Zotit dhe përgjegjësi e çdo individi, duhet trajtuar si dhuratë dhe është e brishtë. Ju nuk duhet t’i doni personat por duhet t’i respektoni ata, ata dhanë jetën e tyre për t’ua sjellë juve lirinë, ata dedikuan çdo gjë për buzëqeshjen dhe sigurinë tuaj, për familjen tuaj. Nëse dikush mund ta bëjë më mirë, merri postet, puno për ëndrrat tuaja por mos u hidhëro nga idetë e reja, nëse je mirë, le të jesh. Me respekt dhe nder Mike SPATH Kosova e para.

+++++++++++++

Good Morning ……………Well today we write this post in English for our International Friends World wide. As you all know me and General Hisen Berisha go back now 22 Years. There was a lot of Comments that were not necessary, and I will write you my Point of View, First of all The Government of Kosovo ,only been active now one Week therefore its to early to make Statements about it. General Berisha has been a lot in the Media to bring in new ideas for the next view years or during this cycle of Government So first of all Secretary of Defence Anton Quni , General Hisen Berisha, General Rrustem Berisha, would make a great Team in one of the most important Office In the Government of Kosovo.

This office has the responsibility for the Security , International Relations, Development, Planning , and a lot more to guarantee the Safety and security of each and everyone in Kosovo All together we are talking 100 years of Experience in this Matter This needs to be respected by all means. Now General Hisen Berisha brought in several Ideas , and I have to tell you I never seen so many people write improper Comments in my live. That People are disappointed in certain Areas is no surprise, however most of the Comments came from individuals that do not even reside in Kosovo and are blaming the UCK and the Commanders for everything that went wrong in Kosovo.. So let me tell you, you are wrong by doing so, without those Commanders , the Soldiers , the UCK ,and a lot of other factors you would not be able to make those Statements Germany took after WW ll almost 30 years to develop , Kosovo took 20 year’s, Kosovo is going forward!

I do not know one Individual here that paid 160 Million euros to advisers like the the German Government did, where family member’s are employed on management levels. The fact is the world is changing very rabidly and the situation changes weekly and those individuals have to deal with it. Just look at Afghanistan, Irak, Syria, Iran, Libya, Venezuela, and many other’s …..do you want exist that way . I don’t think so, do you want to live under suppression again, no way. Freedom is a gift of God and the responsibility of each individual,it has to be treated as gift and it is fragile You don’t have to like the individuals but you need to respect them, they gave their live to give you the freedom, they dedicated everything for your smile and security, for your family’s. If anyone can do it better then run for office, work for your Dream but don’t be upset with new ideas, if you are well so be it. WITH RESPECT AND HONOR MIKE SPATH KOSOVO FIRST

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Apple" është gjobitur me 27 milionë dollarë për ngadalësimin e…