Snajpëristët ukrainas eliminojnë ushtarët rusë, publikohen pamjet

14 nëntor 2023 | 22:26

Snajpersitët ukrainas po cilësohen si një prej lojtarëve kryesor në luftën kundër forcave pushtuese ruse.

Këtë e dëshmojnë më së miri aksionet e tyre të shumta në tërë territorin e Ukrainës.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin ushtarët rusë në zona të ndryshme që eliminohen me precizitet të paparë nga snajperistët ukrainas.

Disa prej aksioneve të snajperistëve ukrainas janë filmuar në Zaporizhzhia, ku shihen sesi me nga një plumb arrijnë të eliminojnë ushtarët rusë.

Në një nga pamjet shihet ushtari rus duke u vrarë me një plumb, kurse sekuencat tjera tregojnë se ata qëllohen derisa ishin në lëvizje.

Me këto lëvizje, ukrainasit po tentojnë të thyejnë mbrojtjen ruse në Zaporizhzhia dhe të avancojnë drejt Krimesë, por fushat e minuara po ua vështirësojnë paksa punën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka ardhur…