Snajperisti britanik që shërbeu në Kosovë vritet në Ukrainë
Ish-snajperisti i ushtrisë së Britanisë së Madhe, Christopher ‘Pezz’ Perryman, që dikur ishte pjesë e misionit edhe në Kosovë, është vrarë në Ukrainë, ku kishte shkuar për të luftuar si vullnetar ndaj forcave ruse.
Për 16 vjet, siç shkruan prestigjiozja britanike “DailyMail”, ai ka shërbyer me misionet britanike në Kosovë dhe në Irak.
Perryman pati udhëtuar në Ukrainë për herë të parë pak pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Ai ishte bashkuar ekipeve ushtarake pas thirrjes urgjente nga shteti ukrainas pas pushtimit rus.
Fillimisht ai synonte të trajnonte trupat ukrainase, por ai iu bashkua vijës së parë të frontit në juglindje të vendit pasi Ukraina kishin nevojë urgjente për luftëtarë.
Pas vdekjes së tij, motra e të ndjerit ka shkruar në rrjete sociale se “mbrëmë zemrat tona u thyen dhe bota jonë u copëtua”.
“Ai vdiq si një hero i vërtetë. Ai shkoi në Ukrainë për të ndihmuar të tjerët”, shkroi ajo.
Edhe në muajin gusht, vullnetari britanik Samuel Newey, 22 vjeç, u vra duke luftuar përkrah forcave ukrainase.
Të paktën 11 shtetas britanikë kanë humbur jetën duke luftuar në Ukrainë deri më tani.