
S’ndalet Flamurtari, Llapi mposhti Dritën
12 shtator 2018
| 17:56
Skuadra e Flamurtarit po vazhdon shkëlqimin në IPKO Superligë, pasi ka shënuar fitore bindëse edhe në ndeshjen ndaj Lirisë.
Kuqezinjtë e kryeqytetit nga katër ndeshje kanë siguruar katër fitore, kurse skuadrën nga Prizreni e mposhtën sot pa ndonjë problem. Golat për Flamurtarin i shënuan Alban Shillova (13’, 73’) dhe Ben Quansah (24’), kurse për mysafirët realizoi Gentian Benishi (83’).
Kampionia aktuale e Kosovës Drita vazhdon të zhgënjejë në këtë edicion, pasi humbi derbin nga Llapi (1-2). Trepça ’89 e shkatërroi KEK-un (1-5), derisa ndeshja e katërt në mes Ferizajt dhe Feronikelit përfundoi 0-2.
/Epoka e re/