
S’ndalet Majlinda, kualifikohet në finale (video)
22 shkurt 2019
| 15:11
Xhudistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi është duke shkëlqyer në Grand Slamin e Dusseldorfit, pasi është kualifikuar në finale dhe medaljen e argjentë e ka të siguruar.
Majlinda në gjysmëfinale e mposhti italianen Odette Giufrida, kurse në finale përballë do të ketë xhudistin nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Kelmendin në vitit 2019, kurse duhet cekur se ajo në Izrael e kishte fituar medaljen e artë.
https://www.facebook.com/JudoKosova/videos/576412736208834/?t=2
/Epoka e re/