Sneijder: Mund të isha si Messi apo Ronaldo, por nuk më pëlqente

12 qershor 2022 | 15:15

Wesley Sneijder, tani në pension në moshën 38-vjeçare, ka vlerësuar karrierën e tij profesionale në një intervistë me “Gianluca di Marzio”.

Pika më e lartë e karrierës së Sneijderit ka ndodhur në vitin 2010. Ai kishte fit Champions League me Interin dhe ishte nënkampion në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut me Holandën.

Ai sapo ishte larguar nga Real Madridi dhe kishte arritur në Interin e Jose Mourinhos, i cili pati ngritur trofeun e Champions League në “Santiago Bernabeu” kundër Bayern Munich.

Një vit, pa dyshim, plot sukses dhe që e kishte vendosur në listën e futbollistëve më të mirë të planetit.

Megjithatë, ish-lojtari holandez beson se karriera e tij mund të kishte qenë më e madhe.

“Mund të isha bërë si Messi apo Cristiano Ronaldo. Thjesht nuk më pëlqente”.

“Kam shijuar jetën time, ndoshta kam pirë një gotë verë në darkë. Leo dhe Cristiano janë të ndryshëm, kanë bërë shumë sakrifica. Dhe kjo më duket mirë. Sidoqoftë, karriera ime vazhdoi të ishte e pabesueshme”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala është afër kalimit te Interi pas largimit nga…