Snoop Dogg shkruan libër gatimi
28 gusht 2018
| 10:53
Snoop Dogg do ta publikojë librin e parë të gatimit “From Crook to Cook” në tetor.
Rapper do t’i ndajë recetat e tij më të preferuara, nga karavidhet deri tek ëmbëlsirat. Në libër janë rreth 50 receta që ndahen në gatime për raste të veçanta dhe ushqime të përditshme.
Snoop Dogg është më i njohur për një karrierë të muzikës rap që shtrihet deri në vitin 1992.