Snoop Doggu prezanton djalin model
05 janar 2018
| 10:44
Edhe pse vetëm 20 vjeç, Cordell Broauds ka vendosur t’i ndjekë hapat e babait sa i përket famës, edhe pse në një fushë tjetër, atë të modelingut.
Bëhet fjalë për djalin e reperit të njohur Snoop Dogg, i cili që prej vitit 1997 vazhdon të jetë i martuar me Shante Broadus dhe janë prindër të katër fëmijëve, tre djem dhe një vajzë. 20-vjeçari deri në vitin 2016 ka qenë pjesë e një skuadre futbolli, por më pas ka vendosur ta vazhdojë në botën e modelingut.