SNS-ja e Vuçiqit fiton Beogradin, mund ta formojë qeverinë e vetme
03 qershor 2024
| 11:05
Partia Përparimtare Serbe e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka korrur fitore edhe më bindëse se në zgjedhjet e dhjetorit në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, me 10 mandate më shumë, përkatësisht 64 këshilltarë komunalë nga 110 gjithsejt. Kështu ka raportuar “Radio Evropa e Lirë ” (shërbimi në gjuhën serbe).
Bazuar në këto shifra, lista “Aleksandër Vuçiq – Beogradi Nesër” do të mund të formojë qeverisjen më vete në Beograd.
Aleksandër Vuçiq mbrëmë në konferencë për medie ka shpallur fitore “jashtëzakonisht bindëse”.