Socialdemokratët në Suedi i thonë po aplikimit në NATO
15 maj 2022
| 17:42
Bordi i Partisë Socialdemokrate i ka thënë po aplikimit të Suedisë për NATO-n, ka njoftuar kjo partia në një komunikatë për media.
Megjithatë, Partia Socialdemokrate shton se duhet “të punojnë për të siguruar që Suedia, nëse aplikacioni miratohet nga NATO, të shprehë rezerva të njëanshme kundër vendosjes së armëve bërthamore dhe bazave të përhershme në territorin suedez”.
Vendimi është marrë sot pas një mbledhjeje shtesë të bordit të kësaj partie.
“Në situatën që është krijuar, është e natyrshme që duhet të zgjedhim anëtarësimin në NATO”, ka theksuar ministri i Mbrojtjes, Peter Hultqvist për DN.
(Sh. Rexhaj)