Socialistët dhe ekstremistët arrijnë marrëveshje për qeverinë në Spanjë

25 tetor 2023 | 08:27

Pedro Sanchez është shumë pranë rizgjedhjes si kryeministër i Spanjës, pas marrëveshjes që Partia Socialiste arriti me partinë e ekstremit të majtë Sumar për formimin e qeverisë së re.

Prej muajit korrik Spanja po përballet me një ngërç pasi Partia Popullore Konservatore doli fituese në zgjedhje, por nuk arriti ta gjente mbështetjen e mjaftueshme për ta formuar qeverinë.

Kështu, “topi” kaloi në anën e Sanchezit, i cili nuk mund të mos përfitonte nga kjo gjë për ta marrë mandatin e radhës.

Përkrahja e Sumarit është vendimtare, por e pamjaftueshme për t’u siguruar se ai do ta kalojë votën në dhomën e ulët të Parlamentit.

Sanchezi ka ende nevojë për mbështetje nga parti më të vogla rajonale, përfshirë nga separatistët katalonas.

Marrëveshja e arritur mes socialistëve dhe Sumerit përfshin edhe kërkesën për shkurtimin e orëve të punës pa i ulur pagat dhe një plan kundër papunësisë tek te rinjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njihet më shumë si këngëtar, por në të kaluarën e…