Socialisti Antonio Costa fiton zgjedhjet në Portugali
07 tetor 2019
| 11:17
Kryeministri socialist i Portugalisë, Antonio Costa, ka shpallur fitoren në zgjedhjet kombëtare, këtë të hënë, duke thënë se ai do vazhdojë të qeverisë në një koalicion me nofkën “Geringoça”.
Partia e tij Socialiste fitoi mbështetje, por nuk arriti të sigurojë vende të mjaftueshme për një shumicë të plotë. Ai tani duhet të negociojë një marrëveshje të re me njërën ose të dy aleatët e tij të majtë në legjislaturën e mëparshme.
“Portugezët e pëlqyen marrëveshjen tonë”, u shpreh Kosta para turmës së mbledhur në mbështetje të tij.
Rivali i tij kryesor, partia Socialdemokrate, e udhëhequr nga Rui Rio, doli e dyta me 28%, duke u dhënë atyre të paktën 77 vende.