Sociedadi ‘fundos’ Realin
Real Madrid ka befasuar të gjithë me paraqitjen e dobët ndaj “mysafirëve” të Real Sociedad.
Skuadra “Los Blancos”, u mund 2-0 në fortesën e tyre “Santiago Bernabeu”, në një 90 minutësh për t’u harruar, ku nuk munguan as vërshëllimat nga tifozët e pranishëm në stadium.
Situata u vështirësua për Realin që në minutën e tretë. Një ndërhyrje e gabuar e Kasemiros, bëri që arbitri i takimit të akordonte penallti për skuadrën baske. Sulmuesi brazilian u tregua i saktë përballë Kurtua dhe i dha avantazhin skuadrës së tij.
Ekipi i drejtuar Solari mori përsëri kontrollin e lojës, por dalja me të kuqe e Lukas Vazkes pas dy kartonëvë të verdhë, përkeqësoi situatën për Realin. Për të vulosur takimin mendoi mesfushori Ruben Pardo, i cili çoi shifrat në 0 – 2 në minutën e 83-të.