Sofia Vergara, aktorja më e paguar në botë

07 tetor 2020 | 11:16

Sofia Vergara është aktorja më e paguar në botë për këtë vit me 43 milionë dollarë. Ka spikatur dhe ka krijuar famën e saj me serialin “Modern Family”, në rolin e një emigranteje në Shtetet e Bashkuara.

Humorin e ka në vena, format, dhuratë nga genet e saj kolumbine, Sofia ka bërë për vete publikun amerikan, duke lënë pas edhe Angelina Jolie, e cila radhitet e dyta me 35 milionë dollarë.

Në listën e dhjetëshes më të paguar, sipas “Forbes”, është edhe Emily Blunt përveç Jolie, e cila radhitet në vendin e gjashtë, kurse pjesa tjetër janë të gjitha protagonistë në seriale, pasojë kjo e pandemisë, pasi kinematë këtë vit kanë qenë të mbyllura në pjesën më të madhe të vitit.

Meryl Streep, konsideruar tashmë legjende e Hollywood-it ka fituar 24 milionë dollarë, kurse Nilcole Kidman 22 milionë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka bërë të ditur…