Sofia Vergara: Gjoksi im i madh dhe trupi më hapën të gjitha dyert për në Hollywood
Sofia Vergara pranoi se trupi i saj ishte “bileta” e saj për në botën e të famshmëve, por se personazhi e mbajti atë në skenë për shumë vite.
Aktorja kujtoi fillimin e karrierës së saj dhe kohën kur ishte modele dhe gjithë meritat e famës botërore ia atribuon pamjes së saj të mirë, shkruan El Pais.
“Gjoksi im i madh dhe trupi më hapën dyert. Ishin bileta ime për në botë kur isha 20 vjeçe dhe fillova si modele, por sot jam 51 vjeçe dhe jam ende këtu”, tha ajo.
Megjithatë, edhe pse është e sinqertë për faktin se pamja e saj e ndihmoi të arrinte në botën e Hollywoodit, ajo beson se karakteri i saj e mbajti sërish në skenë.
“Ka femra më të bukura dhe më të reja, që kanë gjoks më të madh dhe trup më të mirë se unë, por unë jam ende këtu sepse kam treguar se mundem”, shtoi ajo.
Vergara theksoi se problemi i të tjerëve është se i shohin vetëm gjoksin dhe jo talentin që ka.