Sofía Vergara tregon se jeta e saj ka ndryshuar shumë që pas ndarjes nga Joe Manganiello
Ylli i “Modern Family”, 51-vjeçe, ka zbuluar se ka patur një vit tepër interesant dhe ka reflektuar në mënyrën se si duhet t’i përballojë uljet dhe ngritjet në jetë.
Sofía Vergara i ka pritur mirë ndryshimet që ka hasur në jetën e saj që nga ndarja me ish-bashkëshortin, Joe Manganiello. Ylli i “Modern Family”, 51-vjeçe, ka zbuluar se ka patur një vit tepër interesant dhe ka reflektuar në mënyrën se si duhet t’i përballojë uljet dhe ngritjet në jetë.
“Shumë ndryshime, shumë gjëra të mira, të çmendura dhe të këqija kanë ndodhur”, ka thënë ajo për “Entertainment Tonight” në lidhje me situatën në të cilën gjendet jeta e saj momentalisht. “Ju e dini, të gjitha këto e bëjnë jetë shumë argëtuese dhe shumë interesante njëkohësisht”.
“Nuk mund të ankohem. Kam kaluar një jetë shumë të mirë. Ka gjithmonë kohë për gjëra të mira”, ka shtuar ajo.
Më 18 Korrik, aktorja publikoi një deklaratë të përbashkët me bashkëshortin e saj, përmes të cilës konfirmuan se i kishin dhënë fund martesës së tyre 7-vjeçare.
“Kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë”, deklaroi ish-çifti për “Page Six”. Manganiello bëri zyrtare kërkesën për divorc vetëm dy ditë pasi ndarja u bë publike në media.
Sipas burimeve, Vergara dhe Manganiello u larguan gradualisht për shkak të qëndrimeve të tyre të kundërta, pavarësisht se në fillim ishin dallimet e tyre ishin ato që i bashkuan. Manganiello përshkruhet si një person argëtues, i cili kënaqet me aktivitete të tilla si të luajë Dungeons & Dragons, të shkojë në koncerte, të “shkrihet” në lojëra video dhe të shikojë filma NFL dhe me superhero.
Nga ana tjetër, thonë burimet, Vergara është më e fokusuar në aspektet më të bukura të jetës, si udhëtimet luksoze, darkat dhe përfitimet e të qenit e famshme. Duke qenë se është vlerësuar për bukurinë e saj gjatë gjithë jetës së saj, ajo zhvilloi një nivel të madh besimi. Një person që i njeh të dy, shtoi në Daily Mail se Vergara mërzitet për çështje të parëndësishme, ndërsa Manganiello i lë gjërat të rrjedhin dhe është më i qetë.