Sofra Pejane’ dhe ‘Përparimi’ homazhe në Prekaz: Kjo është Meka dhe Vatikani i kombit shqiptarë

27 nëntor 2023 | 00:29

Në parg të festës së shumëfishtë kombëtare, 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, 111 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së, përfaqësues dhe anëtarë të SHKA ‘Sofra Pejane’ dhe SHKA ‘Përparimi’ kanë vizituar sot Prekazin me çrast kanë bërë homazhe dhe nderime tek varri i kryekomandatit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Poashtu ata kanë vizituar edhe kullat e Jasharajve si dhe Muzeun, ku kanë parë nga afër armët, kujtimet dhe gjendet familjare të Jasharajve, nga dita kritike e luftës së ashpër deri në sakrificë.

Lajmin e kanë bërë të ditur në faqen zyrtare në facebook.

Postimi i plotë:

“Meka dhe Vatikani i kombit shqiptarë, Prekazi heroik – familja Jashari’

Në prag të festës së shumëfishtë kombëtare, 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, 111 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së, përfaqësues dhe anëtarë të SHKA ‘Sofra Pejane’ dhe SHKA ‘Përparimi’ vizituan kryeqendrën e lavdisë dhe sakrificës deri në vetflijim kolegtiv!

Vizitë Kullave dhe Muzeut – Homazhe dhe Nderime tek varrezat!

Lavdi dhe Gëzuar festat!’ -shkruan SHKA ‘Sofra Pejane’./RADIO 1/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të…