Sogojeva: Ne i mbrojmë bizneset, nuk përjashtojmë marrjen e masave

06 prill 2021 | 11:29

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva, ka deklaruar se vendimi për masat e reja anti-Covid pa konsultim me bizneset ka qenë gabim.

Ai ka thënë se do të kërkojnë takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe nëse nuk ndahen të kënaqur, atëherë nuk përjashtojnë marrjen e masave.

“Ne gjithmonë kemi thënë që para se të merret një vendim është mirë me u konsultuar me akterët të cilët e përfaqësojnë këtë veprimtari për me ardhur pastaj tek një vendim i pëlqyeshëm, dhe i cili kishte me qenë i favorshëm edhe për pjesën e mjekësisë por edhe këtë pjesën e bizneseve duke mos i dëmtuar bizneset normal edhe duke marrë masa. Por fatkeqësisht ne nuk jemi ftuar, premtimet kanë qenë që duhet të na ftojnë dhe të bisedojmë, dhe që të mos marrin vendim pa u konsultuar me ne, dhe kjo për mua është shqetësim sepse 50 për qind e popullit  e kanë votuar këtë qeveri, dhe ne jemi populli andaj bisedo me popullin, sepse ne nuk jemi kundër qeverisë, nuk jemi as kundër masave por mënyra se si po merren vendimet nuk është shumë  e mirë”.

“Unë jam kryetar, dhe e kam kryesinë dhe nuk mund të vendosi vetë dhe çfarëdo që vendos kryesia unë do të përkrahi dhe kështu sot në ora 12:00 kemi mbledhjen tonë dhe konform situatës do të marrim edhe masa tona, dhe nuk përjashtohet çfarëdo reagimi, sepse ne kemi besuar që kemi me pas komunikim ne i mbrojmë bizneset nuk e mbrojmë qeverinë”, ka thënë Sogojeva.

Ndërsa në lidhje me mbajtjen e dasmave në restorante dhe lejimin deri në 10 persona, Sogojeva e ka quajtur si diçka të gabuar dhe jo të menduar mirë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci është emëruar zëvendësministër…