Sokol Bashota dënohet me gjashtë muaj burgim me kusht dhe gjobë
19 shkurt 2021
| 13:53
Gjykata Themelore në Klinë ka marrë vendim për ish-kryetarin e Klinës, Sokol Bashota.
Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Gjykata Bashotën e ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht si dhe me gjobë 1 mijë e 200 euro.
Në emër të paushallit gjyqësor, Bashota do t’i paguajë edhe 20 euro të tjera.