Sokol Bashota falendëron anëtarët e partisë për besimin e dhënë për ta drejtuar PDK-në në Klinë
Sokol Bashota pasi ka marrë besimin për ta drejtuar degën e PDK-së në Klinë edhe për një mandat të ri, ka falendëruar secilin angazhim dhe kontribut të secilit anëtar të partisë.
“Duke u ndjerë i vlerësuar për besimin e marrë nga delegatët e Kuvendit Zgjedhor sot, dua të falendëroj secilin angazhim dhe kontribut të secilit anëtar të partisë, strukturave të vjetra dhe të reja të Partisë Demokratike-Dega në Klinë që jeni përfaqësues dinjitozë të shoqërisë qe të jem kryetar i PDK-së në Klinë edhe për katër vjetët e ardhshëm”, ka shkruar Bashota.
“Faleminderit për besimin që të rrugëtojmë së bashku në mandatin e ri, për avancimin e vlerave tona njerëzore e ideve tona politike, drejt së ardhmes e cila është suksesi për Klinën. Urime për të gjitha strukturat e reja të zgjedhura! Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Sokol Bashota.
/Epoka e re/