Sokol Bashota: Gjykata Speciale në Hagë pushoi hetimet ndaj meje

05 dhjetor 2024 | 12:20

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, pas dëshmisë së tij për disa ditë, ka bërë me dije se Gjykata Speciale në  Hagë ka pushuar të gjitha hetimet ndaj tij.

Me këtë rast, Bashota ka thënë se “pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Postimi i plotë i Bashotës në “Facebook”:

Gjykata Speciale në Hagë ka pushuar të gjitha hetimet ndaj meje,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në vitin 2019 isha ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e personit të dyshuar të intervistohesha nga kjo zyrë.

Pas (5) viteve hetime, tani, me datën 19 shtator 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar.

Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithnjë kam besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së,  i bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cenuar normat ligjore dhe ato njerëzore.

Pastërtia e luftës së shenjtë të UÇK-së, u konfirmua edhe një herë zyrtarisht. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe avokatin tim z. Artan Qerkini për ndihmën profesionale në arritjen e këtij qëllimi.

I juaji Sokol Bashota

Hagë, 06.12.2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e diele do të zhvillohet gara e fundit sezonale…