
Sokol Bashota kthehet nga Haga, thotë se Gjykata Speciale i ofroi marrëveshje, por e refuzoi
Pas dy ditësh intervistimi në Hagë nga Gjykata Speciale, ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sokol Bashota është kthyer në Kosovë.
Ai në Aeroportin “Adem Jashari” ka bërë me dije se është intervistuar si i dyshuar, transmeton “Epoka e re”.
Bashota ka treguar se Gjykata Speciale i kishte ofruar një marrëveshje e cila për të ishte e favorshme në këtë proces, por ishte e dëmshme për UÇK-në.
Ai ka thënë se ka refuzuar këtë marrëveshje, për të cilën ka theksuar se do të flas ditëve të ardhshme.
“Më është ofruar marrëveshje që për mua ishte e favorshme, do të më ndihmonte mua në proces në të ardhmen, por do të ishte e dëmshme për UÇK-në”, ka thënë ai.
Bashotën kishin dalë për ta pritur në Aeroport shumë qytetarë të Klinës dhe bashkëluftëtarë të tij.
/Epoka e re/