Sokol Bashota përfundon dëshminë në Gjykatën Speciale
05 dhjetor 2024
| 11:58
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale.
Ai është marrë disa ditë në pyetje lidhur me veprimtarinë e tij dhe të katër drejtueseve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kryetari i trupit gjykues në rastin e liderëve të UÇK-së, Charles Smith, ka falënderuar Bashotën për dëshminë, duke i thënë se më nuk ka asnjë obligim ndaj Gjykatës Speciale.