Sokol Bashota thotë për Kurtin se ai në Shtabin e UÇK-së ishte vetëm si përkthyes

09 qershor 2022 | 22:37

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota ka reaguar pas publikimit të një videoja ku kryeministri aktual, Albin Kurti shihet në Shtabin e Dragobilit në vitin 1998.

“Kjo video e shfaqur në portale të ndryshme, më rikthej kujtesën e sa e sa takimeve me përfaqësues diplomatikë ndërkombëtare gjatë kohës së luftës”, shkruan Bashota.

Publikimi i kësaj videoje u mor nga përkrahësit e Kurtit sikur ai atje ishte në cilësinë e anëtarit të Zyrës së UÇK-së që drejtohej nga Adem Demaçi. Megjithatë, Bashota e thotë të kundërtën. Ai thotë së Kurti në këtë vizitë ishte në cilësinë e përkthyesit bashkë me Florina Krasniqin.

“Në këtë takim ishim unë, baci Jakup dhe Ramë Buja, së bashku me ambasadorin amerikan Lari Rosin si dhe shefin e KDOM-it amerikan Shaun Byrnes si dhe përkthyesit Albin Kurti e Florina Krasniqi. Falë këtyre takimeve arritëm deri tek takimi historik i Rambouillet”, ka shkruar Bashota.

https://m.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1417295368770309&id=100014695778960&fs=e&s=cl

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e ka thelluar epërsinë kundër Irlandës së Veriut me…