Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale

02 dhjetor 2024 | 08:52

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sokol Bashota, dëshmitari i 109, sot pritet ta vazhdojë dëshminë në Speciale. Dëshmia e tij pritet të zgjasë disa ditë.

Trupi gjykues javën e kaluar njoftoi në sallë të gjyqit se ai vendosi ta detyronte dëshmitarin të jepte dëshmi për shkak të, ndër të tjera, rëndësisë dhe dëshmisë unike, dhe për shkak se mundësia për vetinkriminim ishte e kufizuar.

Trupi Gjykues e siguroi dëshmitarin se dëshmia do të jepet  in camera, përveç nëse dëshmitari kërkon ndryshe, dhe nuk do të përdoret kundër tij në asnjë procedim penal të mëvonshëm para DHSK-së.

Pas konsultimit me mbrojtësin kujdestar të tij, dëshmitari bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditët vijuese pritet që të mos kemi temperatura të…