Sokol Dobruna ftohet nga Gjykata Speciale
Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka folur rreth themelimit të Gjykatës Speciale që pretendon të hetojë krimet e supozuara gjatë dhe pasluftës në Kosovë.
Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna është ftuar nga Gjykata Speciale që të paraqitet në zyrat e saj më datë 12 të këtij muaji.
Ai nuk e di në çfarë roli është ftuar, si dëshmitar apo i dyshuar.
‘Më 12 ma ka caktu terminin kur duhet me u paraqit. Më është paraqitur një person që është prezantuar si slloven dhe punëtor i Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Unë supozoj se mund të jem qoftë dëshmitar qoftë i akuzum, por nuk e di pse duhet me qenë”, tha ai për Pressing me Leonard Kerqukin në T7.
Tha se UÇK nuk ka kryer krime, por se ai do të bashkëpunoj me këtë Gjykatë.