Sokol Haliti e publikon sondazhin e PIPOS: Fiton pa balotazh, del mbi 52%

18 shtator 2021 | 23:29

Kryetar i Komunës së Vitisë, dhe njëherësh kandidat edhe për një mandat të ri, Sokol Haliti ka publikuar sondazhin e PIPOS, ku atë e nxjerr fitues të zgjedhjeve.

Në pyetjet se për cilin kandidat për kryetar komune do të kishit votuar nga kjo listë, 52 për qind kanë votuar për Sokol Halitin.

“Kur puna e mirë vlerësohet nga qytetarët. Rezultatet e hulumtimit të opinionit nga  PIPOS, rikonfirmojnë besimin dhe mbështetjen për mua dhe ekipin tim. Mbetem i përkushtuar të vazhdojë angazhimin për progres të mëtutjeshëm”, ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku përmes një postimi…