Sokol Havolli i “Prishtina Parking” emërohet drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës

20 mars 2025 | 20:21

Sokol Havolli do të jetë drejtor në Drejtorinë e Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, që drejtohet nga kryetari Përparim Rama.

Vetë Havolli e ka kumtuar lajmin, të enjten përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se fokus e ka ta orientojë dhe rris dinamikën në realizimin e projekteve.

“Që nga e hëna, i jam bashkuar ekipit të kryeqytetit si Drejtor i Infrastrukturës, një përgjegjësi që me përkushtim të plotë dhe me fokus do ta orientoj për të rritur dinamikën e realizimit të projekteve. Falënderoj Kryetarin Perparim Rama për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në transformimin e qytetit tonë. Një falënderim i veçantë shkon për ish-Drejtorin Krenar Xhaferi, për punën e palodhur dhe përkushtimin e tij në këtë sektor”.

“Aktualisht, shumë projekte janë të hapura dhe në proces, dhe synimi im është që ato të përfundojnë sa më shpejt, me dinamikë të lartë dhe efikasitet maksimal. Prishtina ka nevojë për ritëm të përshpejtuar në zhvillimin e infrastrukturës, dhe kjo do të jetë një nga prioritetet kryesore të punës sime në pjesën e mbetur të mandatit”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë 54-vjeçar që dyshohet se është shqiptar nga Kosova…