Sokol Havolli jep dorëheqje nga BQK-ja

30 gusht 2022 | 17:32

Sokol Havolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Në letrën e siguruar nga Albanian Post thuhet se arsyeja e dorëheqjes së Havollit është për shkak të presioneve politike.

“Presionet e pakuptimta politike që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe sulmet ndaj menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara që u realizuan përmes personave plotësisht të instrumentalizuar nga politika”.

“Këto presione e kanë bërë të pamundur punën normale”, thuhet në letrën e Havollit.

Sipas tij, njerëzit brenda këtij institucioni janë duke zbatuar urdhra nga dikush tjetër.

“Tanimë kjo temë konsideroj se nuk meriton elaborim të mëtejmë sepse këta individ nuk janë duke shprehur vetën dhe mendimin e tyre (nëse kanë një të tillë), por duke realizuar detyrat që u janë dhënë, siç thonin edhe vetë, ‘nga lartë’.

“Përndryshe, sa për ta siç e dini, kam qenë i gatshëm edhe për debat publik, por natyrisht, tek ta mungon guximi për ballafaqim faktesh profesionale”.

Megjithatë ai i ka uruar BQK-së suksese në punën e tyre në vazhdimësi.

“Duke iu uruar shëndet të plotë dhe realizim të plotë të detyrave tuaja në pjesën e mandatit, konsideroj se përmes kësaj letre, përmbushi edhe obligimin tim të paraparë në nenin 43 të ligjit të BQK-së dhe se natyrisht do të zbatoj detyrimet e mia që dalin nga neni 44 i ligjit të BQK-se”.

Ndryshe, më 28 qershor të viti 2018, BQK pati miratuar, Sokol Havollin zëvendësguvernator të Bankës Qendrore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autor: Isa Krasniqi, ish Drejtor i Agjencisë së lajmeve “Kosovapress”…