Sokol Havolli zgjedhet kryeshef i “Prishtina Parking”
25 tetor 2022
| 14:42
“Prishtina Parking” ka publikuar rezultatet finale për kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërmarrje publike.
Në listën e publikuar nga kjo kompani në “Facebook” prinë Sokol Havolli me 38.75 pikë, pastaj Qëndrim Vitija me 35.25 pikë, Gazmend Rexhepi me 32.50 pikë, Isat Rakovica me 28 pikë dhe Nexhmi Uka me 24.50 pikë.
Siç shkruhet në njoftim kandidati potencial me mundësi zgjedhje në këtë pozitë është ai që ka fituar më së shumti pikë.
“Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve sipas rezultatit të të treguar gjatë procedurave rekrutuese dhe në bazë të dokumentacionit që posedon, si kandidat potencial dhe me mundësi zgjedhje për këtë vend pune, cakton kandidatin me më së shumti pikë”, thuhet në njoftimin e “Prishtina Parking”.