Sokol Kushta për Brojën: Trajneri që e lë jashtë bën fushatë për Dukën
Ish-futbollisti shqiptar Sokol Kushta thotë se FSHF-ja dhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, kanë dështuar deri më tani me talentin Armando Broja. Për të sfida Angli-Shqipëri nuk do dilte 4+ në pjesën e parë po të ishte Broja në fushë. Kushta e cilëson absurd veprimin e Rejës, që bën fushatë për presidentin Duka para zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Që Broja është lojtar klasi nuk ka nevojë ta them në këtë moment. Thjesht tani unë po shijoj këtë djalë duke e parë çdo tre ditë. Por kënaqësia më e madhe që po e shijoj është lëpirja që po i bëjnë shumica e gazetarëve që ishin kundër meje pas ndeshjes në Londër.
Ishin ata që dolën pro trajnerit dhe presidentit. Dmth kundër Brojës. Unë isha i sigurt që po të ishte Broja në fushë, pjesa e parë nuk do të dilte 4+ dhe zgjidhja ishte ulja në tribunë me pretekstin që Broja është kapriçoz dhe nuk është rastësi që trajneri i Kombëtares del dhe bën fushatë për presidentin e FSHF-së.
Veprim absurd. Nuk e di në cilin shtet do të ndodhte kjo gjë që trajneri i Kombëtares të bëjë fushatë për presidentin e futbollit.