Sokol Kushta: Tani besoj se çekët e kuptuan se Kosova nuk është Serbi
08 shtator 2019
| 13:46
Triumfi i Kosovës në përballjen e djeshme ndaj Çekisë entuziazmoi tej mase të gjithë shqiptarët anembanë botës.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, legjenda vlonjate, Sokol Kushta, nuk ka ngurruar të thumbojë çekët pas humbjes 2-1 në “Fadil Vokrri”. Shkak është bërë arrestimi i 8 tifozëve çekë ditën e djeshme, të cilët kishin planifikuar ngritjen e një droni me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në qiellin e stadiumit “Fadil Vokrri”.
“Tani besoj se çekët e kuptuan se Kosova nuk është Serbi”, shkruan legjenda shqiptare.