Sokoli: Kuvendi zgjedhor i FFK-së duhet të mbahet në korrik

24 mars 2022 | 13:57

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli mendon se Kuvendi Zgjedhor i FFK-së i thirrur për 6 prill nuk është i ligjshëm, pasi nuk është respektuar statuti.

Sokoli thotë se nuk është i kënaqur që nuk do të shoh garë programesh – pasi sot FFK certifikoi vetëm Agim Ademin në garën për kryetar dhe jo Gramoz Vokrrin – i cili sipas Komisionit nuk kishte tri nënshkrime valide.

“Ajo që mua nuk më pëlqen është që nuk mundemi me pa konkurrencën, se cili e ka programin më të mirë. Duhet t’i mbështesim programet, jo individët, pas shpalljes së Kuvendit ka pas shumë zëra që njerëzit kompetent e kanë kontestuar, siç ishte edhe ajo e fundit nga MKRS”, tha fillimisht Bylbyl Sokoli për Kanal10.

“Une mendoj se ky Kuvend është i jashtëligjshëm dhe ajo letër nga MKRS ka shkuar dje dhe me një nguti sot FFK e lëshon një vendim që garën mund ta vazhdojë vetëm një kandidat. Kjo nguti është e panevojshme, kur shkon një vendim i një organi zyrtar, ku Federata duhet te licencohet”, përfundoi Sokoli.

“Kuvendi duhet të mbahet në korrik, të shpallim garën fer dhe pse te mos kandidojnë 2-3 kandidatë, pse jo edhe kryetari aktual dhe të shohim se cili ka programin më të mirë”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan…