Sokoli me Covid, nesër e kryen izolimin

04 dhjetor 2020 | 11:10

Futbolli nuk është më i njëjtë që kur në muajin mars i gjithë planeti njohu rikthimin e një virusi të shfaqur edhe 100 vjet më parë.

Shumë prej futbollistëve, me gjithë imunitetin e lartë që kanë nga aktiviteti sportiv, janë prekur dhe kanë rezultuar pozitivë pasi kanë bërë testin COVID-19.

Përgjigje pozitive ka marrë edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

Sokoli fatmirësisht është në përfundim të izolimit, derisa në një përgjigjeje për “Zeri.info” ka pranuar se është infektuar.

“Jam në përfundim, nesër do ta kryejë izolimin”, ka thënë shkurtimisht, Bylbyl Sokoli.

Ndryshe, që prej largimit nga Flamurtari i Prishtinës, trajneri ka mbetur i papunë. Më herët ai ka drejtuar edhe skuadrat si Llapi, FC Prishtina dhe të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me Bordin…