Sokoli: Ndaj Trepçës ’89 që ta rikthejmë vetëbesimin
18 shtator 2019
| 13:49
FC Prishtina në ndeshjen e parë që drejtohej nga Bylbyl Sokoli dështoi në përballje me Llapin, pasi humbi 0-1.
Trajneri Bylbyl Sokoli ndeshjen e sotme ndaj ’89-shit e vlerësoi si të rëndësishme, kurse ka paralajmëruar se kryeqytetasit synime kanë rikthimin e vetëbesimit.
“Ndeshje e rëndësishme ku do të mundohemi ta rikthejmë vetëbesimin. Besoj se me një angazhim dhe me disiplinë në lojë do të prezantohemi siç është më së miri. Por, jemi edhe të hendikepuar, megjithëse kthehet Leonit Abazi, tani Ahmed Januzi ka një lëndim dhe do të na mungojë shumë, sepse ka qenë një prej futbollistëve të dalluar kundër Llapit, por do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Sokoli për faqen e skuadrës kryeqytetase.
/Epoka e re/