Sokoli: Nuk me ka kontaktuar askush nga Ferizaj
Klubi i Futbollit Ferizaj ka mbetur pa trajner pas dorëheqjes së Arbnor Morinës nga ky post. Së bashku me Morinën nga kjo skuadër është larguar edhe një pjesë e stafit teknik dhe kjo ka ngjallur pasiguri tek tifozët e kësaj skuadre.
Bylbyl Sokoli është emri i përmendur si potencial për ta marrë drejtimin e Ferizajt, por ai i ka mohuar këto zëra. Sokoli ka thënë për “KosovaPress” se ende nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare nga Ferizaj. “Deri në ketë moment zyrtarisht askush nuk me ka kontaktuar”, ka thënë Sokoli.
“Në Ferizaj kam shumë miq, e njoh mjedisin. Sa kam pasur mundësi të kuptojë, klubi është i organizuar shumë mire. Për angazhim, varet prej projektit”, ka thënë Sokoli.
Ndryshe, të martën, presidenti i klubit, Lulzim Abazi iu drejtua me një letër tifozëve duke thënë se ata nuk duhet të ndjehen të pasigurt pasi që klubi është duke punuar fuqishëm për ta gjetur një trajner me përvojë dhe njerëz të dëshmuar në futboll. Ferizaj pozicionohet në vendin e fundit të renditjes tabelore me vetëm tetë pikë pas dhjetë ndeshjeve.