
Sokoli prezantohet te Prishtina
04 shtator 2019
| 17:03
FC Prishtina ka zgjedhur kryetrajnerin e ri deri në përfundim të sezonit 2019/20. Bylbyl Sokoli rikthehet pas katër vitesh në udhëheqje të ekipit.
Bylbyl Sokoli sot u prezantua para futbollistëve duke u njoftuar me ta dhe pasi që mbajti fjalimin brenda ambienteve të fushës së 2 Korrikut u prononcua para medieve.
Bylbyl Sokoli, kryetrajner i shumë skuadrave kosovare, së fundi kishte udhëhequr Ferizajn. Ndërsa, në FC Prishtina ka qenë kryetrajner në edicionin 2014/15 duke i prirë skuadrës në 25 ndeshje zyrtare (11 fitore, 9 barazime dhe 5 humbje).