Solana më 1999 nga Çegrani: Atje është Kosova, atje do të jemi së shpejti
Kosova ndodhet në muajin e saj të çlirimit. Për festën e 11 dhe 12 qershorit Prishtinën e kanë vizituar figura politike që kanë pasur impakt të jashtëzakonshëm në çlirimin e vendit, sikurse ish-kryeministri britanik, Tony Blair.
Ani pse nuk qenë në Kosovë për 25-vjetorin e Çlirimit, ish-sekretari i NATO-s, spanjolli Javier Solana, është një nga personalitetet e politikës ndërkombëtare që ka qenë në krye të Aleancës Veri-Atlantike në kohët më të vështira për Kosovën.
Në arkivat e Associated Press është edhe një video e Solanës, atë kohë si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, i cili më 12 maj të vitit 1999, në Maqedoni kishte takuar refugjatët kosovarë që kishin ikur nga krimet e regjimit të Millosheviqit.
Në këtë takim me kosovarët që ishin detyruar ta lëshonin Kosovën me dhunë, Solana mban një fjalim shpresdhënës.
“Nëse shikoni në atë drejtim, atje është Kosova. Dhe atje miqtë e mi të dashur do të jemi bashkë së shpejti”, dëgjohet teksa Solana iu drejohet një grupi të madh refugjatësh në kampin e Çegranit.