Solana: Popullin e Kosovës e mbajë në zemër
12 qershor 2024
| 13:40
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit i është drejtuar popullit të Kosovës.
Në mesazhin e tij, Solana ka thënë “se e mban në zemër popullin e Kosovës”.
Ai ka thënë se Kosova duhet të shndërrohet në një shtet të fortë.
“Duhet të jeni të aftë për të ruajtur demokracinë, të aftë ta ruani lirinë dhe të gatshëm të përgatiteni për ndryshimin e madh, që do të jetë integrimi evropian”, ka thënë ai në mesazhin e tij për popullin e Kosovës.
Më 12 qershor 1999-të, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë duke çliruar përfundimisht vendin nga okupatori serb.