Solari, Guardiolës: Reali klubi i shekullit

31 janar 2019 | 17:00

“Skuadrat më të mira të dekadës së fundit në Evropë janë Juventusi, Bayern Munchen dhe Barcelona”, deklaroi së fundmi Pep Guardiola gjatë një interviste për “Bild”.

Sigurisht që bëhet fjalë për një opinion personal, por fjalët e teknikut të Manchester Cityt shkaktojnë shumë zhurmë në Spanjë, veçanërisht, sepse ish-trajneri i Barcelonës përjashtoi Realin e Madridit, klubin që ka fituar katër nga pesë Ligat e fundit të Kampionëve (tri prej të cilave radhazi).

“Ajo e Guardiolës më duket një heqje e qëllimshme dhe jo harresë. Por ne nuk kemi nevojë që të luftojmë për të qenë më të mirët e dekadës, sepse Reali i Madridit është klubi më i mirë i shekullit të shkuar dhe historisë së futbollit. Por Reali është edhe klubi më i mirë i dhjetë viteve të fundit. Dhe është, sepse nuk nënvlerëson askënd, kurrë, në asnjë rrethanë”, ka thënë Santiago Solari, trajner i Real Madridit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka biseduar nëpërmjet telefonit me…