Solari nënshkruan kontratë me Realin
13 nëntor 2018
| 20:58
Florentino Perez tashmë ka vendosur. Santiago Solari do të jetë trajner i Realit të Madridit deri në vitin 2021. Ai ka kaluar “provën” dhe pas 4 ndeshjeve në krye të madrienëve nuk është më i përkohshëm.
Solari i ka fituar të katërta takimet dhe ka një bilanc mbreslënës, ku ekipi ka shënuar 15 gola dhe ka pësuar vetëm 2 të tillë.
Ish-futbollisti i Realit erdhi në krye të ekipit pas shkarkimit të Lopeteguit.